Home
Web Hosting
Domain regjistrim
Rreth nesh
FAQ
Portfolio
Menyra e pageses
Teknologjia
Perkrahje per klientet
Kontakt
demo cPanel
username: xdemo
password: xdemo
  Home Teknologjia Kushtet Perkrahje per klientet
HOSTALB respekton privatitetin tuaj. Kemi përpiluar këtë deklaratë për informatat tuaj që ta demonstrojmë përkushtimin tonë ndaj ju. Kjo deklaratë bënë publike përdorimin e informatave tuaja, klientit tonë, derisa jeni klient i net-faqes tonë, www.HOSTALB.com.

E-mailat marketues i dërgohen të gjithë klientëve automatikisht, përveç rasteve kur klienti ka zgjedhur të mos njoftohet për oferta të reja.

Sipas ICANN-it, informatat e domain emrave të regjistruar janë publike dhe çdokush mund të ketë çasje në këto informata përmes “whois” kërkesave. Në raste të tilla, informatat e pronarëve të domain emrave të regjistruar përmes HOSTALB mund të përdoren nga reklamuesit për dërgimin e e-mailave të padëshiruar. Sidoqoftë, këta e-maila nuk vijnë nga dhe nuk kan asgjë të bëjnë me HOSTALB.

Asnjëherë nuk do të japim informatat tuaja ndokuj pa lejen tuaj në shkrim. Net-faqja jonë përdorë formulare që mbledhin informatat tuaja (sikurse emrin, adresën, dhe e-mail adresën) për të bërë porosi, kërkuar informata apo përkrahje teknike.

Informatat tuaja i përdorim për statistika (p.sh. IP adresa) që të menaxhojmë net-faqen tonë si dhe të rregullojmë çfarëdo problemi që del. Këto informata nuk janë informatat tuaja identifikuese.

Net-faqja e HOSTALB përmbanë lidhje me net-faqe tjera. Fatkeqësisht, ne nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen e net-faqeve tjera.

Sigurimi
HOSTALB ka marrë përmasa sigurie që t’i ruaj informatat që mbledhim dhe integritetin e tyre.

Dërgimi i E-mailave
Ne përdorim e-mailat për të komunikuar me klientët tonë, për t’i konfirmuar porositë, si dhe për të dërguar informatat e kërkuara. Qendra Administrative dhe Qendra Përkrahëse përdorin e-maila automatik për hapjen e tiketave përkrahëse, etj.

Vetëm Kur Jemi të Obliguar
Sikurse përmendur më lart, informatat tuaja nuk do t’i jipen askuj. I vetmi rast kur informatat tua do t’i dorzohen ndokuj tjetër është kur jemi të obliguar nga gjygji me qëllim dashamirës që ligjet të përcillen.

Ndryshimet e Këtij Dokumenti
Nëse praktikimet tona rreth privatitetit tuaj ndryshojnë, do t’i publikojmë ato ndryshime në këtë faqe me datën kur do të hyjnë në efekt. Zakonisht lejohen së paku 30 ditë njoftimi para se të filloj implementimi i ndryshimeve në fjalë.




2006 © All Rights Reserved.Powered by HOSTALB